Hyrje në qasjet pedagogjike në mësimin gjithëpërfshirës, dixhital dhe të kombinuar për të gjithë nxënësit

Ligjërues: Gonxhe Ejubi,

Sejhan Kadriovska

Data: 19.05.2022

Kohëzgjatja: 18:00 – 19:30

Gjuha e uebinarit: Shqip

Qasje e shpejtë

Aplikim

Shtypni ikonën për t'u regjistruar në uebinar

YouTube

Shtypni ikonën për të ndjek uebinarin në YouTube

Kuiz

Shtypni ikonën për t'u përgjigj në pyetjet e uebinarit

Përshkrim

Ky webinar është i dedikuar për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme të cilët dëshirojnë të prezantojnë qasjet dhe strategjitë efektive pedagogjike për të mësuarit gjithëpërfshirës, digjital dhe të kombinuar në mësimdhënie. Webinari është një hyrje në temë dhe ofron një përmbledhje të koncepteve kryesore që shpjegojnë ndryshimet në të nxënit, si dhe implikimet e tyre për planifikimin dhe zhvillimin e mësimdhënies gjithëpërfshirëse.педагошки методи.

Për ligjëruesit:

Gonxhe Ejubi, mësimdhënëse e lëndës së gjuhës shqipe në SHF “Migjeni” – Tetovë. Gjatë përvojës së saj 25 vjeçare ndjek vazhdimisht seminare me qëllim të progresit dhe përsosjes në veprimtarinë pedagogjike. Si rezultat i angazhimeve të saj të shumta mësimdhënësja Ejubi është zgjedhur ambasadore EDUINO.

Sejhan Kadriovska, psikologe, punon si nëpunëse shtetërore në “Byronë e Zhvillimit të Arsimit”. Ekspertiza e saj në punën në mjedis multikulturor gjatë viteve ndërtohet përmes përvojës si asistente në “Qendrën për të Drejtat e Njeriut dhe për Zgjidhjen e Konflikteve”, si psikologe në shkollën fillore dhe përmes bashkëpunimit me organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në reformat në sistemin arsimor. Kadriovska është e përfshirë në krijimin e programit për shkathtësi jetësore dhe për zbatim të konceptit në arsimin fillor.

Si të marrim certifikata për njohuritë e fituara?

Menjëherë pas përfundimit të webinarit, duke shpërndarë një link nga Google forms, do
të hapet një kuiz me dhjetë (10) pyetje dhe do të jetë në dispozicion të pjesëmarrësve.

Për marrjen e certifikatës është e nevojshme:
– të përgjigjeni saktë në të paktën shtatë nga dhjetë pyetjet e parashtruara (ose 70%).

Theksojmë se kuizi është i hapur për zgjidhje në afat kohor prej 15 minuta sipas
njoftimit të moderatorit, pas mbarimit të kohës së paraparë kuizi mbyllet nga ana e ekipit
teknik.

Nëse plotësoni kushtin e mësipërm për marrjen e një certifikati, i njejti do t’ju dërgohet
adresën e emailit të cilën do ta vendosni kur përgjigjeni në kuizin brenda dy deri në
tre javë nga ekipi teknik i EDUINO.