Tema: Mediat e reja dhe rrjetet sociale
Trajner: Sead Xhigal, profesor universitar dhe trajnues
Data e realizimit të uebinarit: 28.03.2023 (e martë), ora 18:00-19:30.
Përshkrim i uebinarit: Pjesëmarrësit në këtë ueb sesion do të mund të njihen me konceptet dhe tipologjitë kyçe për mediat e reja dhe rrjetet sociale, cilat funksione komunikimi ndërmarrin, cilat janë specifikat e tyre dhe në cilat sfera të shoqërisë ushtrojnë ndikimin e tyre. Sesioni do të përfshijë gjetjet e hulumtimit, përmbajtjen dhe shembujt se si mediat e reja dhe rrjetet sociale ndikojnë në shoqëri, veçanërisht në fushën e komunikimit reciprok dhe komunikimit publik, socializimit, ndërtimit të identiteteve personale dhe edukimit. Fokusi i sesionit do të jenë rekomandimet dhe shembujt se si të mbrohen të rinjtë dhe përdoruesit e tjerë nga ndikimet negative të teknologjive të reja, si të përdoren ato në mënyrë kritike dhe si të optimizohen aspektet e tyre pozitive dhe volitshmëritë. Qëllimet kryesore të sesionit janë thellimi i njohurive për ndikimet e mediave të reja dhe mënyrat si të arrihet një dashamirësi më të gjerë sociale gjatë përdorimit të tyre.
Rreth trajnuesit: Sead Xhigal është doktor i shkencave politike dhe është profesor universitar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup pranë Fakultetit për Komunikim. Është aktiv në sferën e kulturës dhe botimeve dhe është anëtar i redaksisë së revistës “Jeta kulturore” („Културен живот“). Në fushën e medias dhe komunikimit, ka punuar në projekte kërkimore dhe edukative në sferën e edukimit mediatik, monitorimin e punës së shërbimit publik radiodifuziv dhe organeve rregullatore mediatike, burimet e hapura arsimore, online ekstremizmin, gjuhën e urrejtjes, etikën mediatike, vetë- rregullimin në media dhe të tjera.
Ai është trajnues për edukimit mediatik në kuadër të projektit të USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjët mendojnë” që e implementon IREX-i dhe partnerët lokalë MIM, IKS dhe MOF në bashkëpunim me BZHA dhe MASH.