Tema: Pаraqitja në media – stereotipe dhe paragjykime
Trajnues: Diana Sadiku Ramadani, Këshilltare në Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe trajnuese
Data e realizimit të uebinarit: 26.04.2023 (e mërkurë), ora 18:00-19:30.
Përshkrimi i uebinarit: Qëllimi i këtij webinari është që pjesëmarrësit të kuptojnë se çfarë janë stereotipet dhe paragjykimet dhe si funksionojnë ato. Përmes shembujve nga jeta e përditshme, trajnuesi do të shpjegojë se si paragjykimet dhe stereotipet e shtrembërojnë të vërtetën dhe sa lehtë mund të transmetohen. Në kuadër të këtijë webinari do të diskutohet edhe përfaqësimet në media, si në reklama, dhe çfarë ndikimi mund të kenë ato në segmente të ndryshme të audiencës. Pjesëmarrësit do të mësojnë të identifikojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike shembuj të stereotipeve të transmetuara përmes mediave dhe të kuptojnë pasojat e përhapjes së tyre.
Rreth trajnuesit:
Diana Sadiku Ramadani, M.D., është këshilltare në Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Më parë ka punuar si mësimdhënëse në gjuhën turke dhe shqipe. Sadiku Ramadani ka magjistruar në drejtimin për Menaxhim të Burimeve Njerëzore në Veprimtari Sociale. Ajo është trajnuese për edukim mediatik në kuadër të projektit të USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjët mendojnë”, e implementuar nga IREX-i dhe partnerët lokalë MIM, IKS dhe MOF në bashkëpunim me BZHA dhe MASH.