Tema: Prindërit dhe fëmijët e brezit digjital
Trajnues: Tamara Qupeva, bashkëpunëtor hulumtues & Irena Hristovska, punëtor arsimor dhe trajnere për mësimdhënës, prindër dhe fëmijë
Data e realizimit të uebinarit: 30.03.2023 (e enjte), ora 18:00-19:30.
Përshkrim i uebinarit: Si të komunikoni me fëmijët e brezit Alfa? Cilat qasje janë më të rëndësishme për prindërit? Si të përdorim mediat sociale në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të jenë pjesë e uebinarit tonë interaktiv. Temat aktuale të mbështetura nga shembuj autentikë do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë fëmijën dhe botën pas ekranit. Në të njëjtën kohë, do të merrni udhëzime specifike që do t’ju mundësojnë të ofroni ndihmë për prindërit dhe nxënësit tuaj për të menaxhuar komunikimin e tyre digjital me vetëdije dhe në mënyrë të sigurt.
Përmbajtjet janë pjesë e Manualit të ri për Edukim Mediatik të Prindërve, i cili do të jetë një udhëzues nëpër botën digjitale të nxënësve tuaj.
Përveç mësimdhënësve të shkollave fillore, ky uebinar është i dedikuar edhe për stafin arsimor të institucioneve parashkollore.
Rreth trajnuesve: Tamara Qupeva është bashkëpunëtore shkencore dhe pedagoge shumëvjeçare.
Irena Hristovska ka magjistruar në shkenca politike, komunikim dhe media, punonjëse arsimore, edukatore dhe trajnuese shumëvjeçare për mësimdhënës, prindër dhe fëmijë.
Ata janë trajnues për edukimit mediatik në kuadër të projektit të USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjët mendojnë” që e implementon IREX-i dhe partnerët lokalë MIM, IKS dhe MOF në bashkëpunim me BZHA dhe MASH.