Tema: Dezinformata vizuale dhe foto-forensika
Trajnues: Toshe Ognjanov
Data e realizimit të uebinarit: 06.04.2023 (e enjte), ora 18:00-19:30.
Përshkrimi i uebinarit: Zhvillimi i të menduarit kritik dhe teknikave për të dalluar dezinformatat vizuale që përhapen në online hapësirën dhe përmes rrjeteve sociale. Ky është fokusi kryesor i uebinarit kushtuar kontrollit të manipulimeve të shumta me fotografi dhe video, të cilat lexuesit dhe shikuesit i prezantohen si një e vërtetë tronditëse. Dezinformatat përhapet gjashtë herë më shpejt se lajmet reale dhe shkaktojnë dëm në shoqëritë dhe individët. Edukimi dhe arsimimi mediatik janë aktualisht mënyra më e mirë për të parandaluar ndikimin e tyre të dëmshëm.
Rreth trajnuesit: Toshe Ognjanov është gazetar dhe edukator për përmbajtje multimediale. Ognjanov kа specializuar në drejtimin “Gazetaria online” në Universitetin e Arizonës, SHBA. Ai ka një përvojë profesionale njëzetvjeçare në median e shkruar dhe dixhitale, si gazetar, redaktor dhe producent i përmbajtjeve gazetareske multimediale. Në pesë vitet e fundit, është bashkëpunëtor i rregullt i Zërit të Amerikës, në redaksionin në gjuhën maqedonase.
Ai është trajnues për edukimit mediatik në kuadër të projektit të USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjët mendojnë” që e implementon IREX-i dhe partnerët lokalë MIM, IKS dhe MOF në bashkëpunim me BZHA dhe MASH.