Tema: Gjuha e urrejtjes në mediat online
Trajnues: Dragana Gjoreska
Data e realizimit të uebinarit: 12.04.2023 (e mërkurë), ora 18:00-19:30.
Përshkrimi i uebinarit: A keni menduar ndonjëherë se çfarë është në të vërtetë gjuha e urrejtjes? Sa shpesh hasim gjuhën e urrejtjes në mediat online, përkatësisht në mediat që na rrethojnë në jetën e përditshme?
Me këtë uebinar, do të trajnohemi të identifikojmë gjuhën e urrejtjes dhe të kuptojmë pasojat e përhapjes së gjuhës së urrejtjes në media.
Do të përpiqemi të bëjmë dallimin midis lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes në media. Do të njihemi më mirë se çfarë do të thotë gjuha e urrejtjes, do të mësojmë se çfarë paraqet, si lidhet me stereotipet dhe çfarë efekti mund të ketë në botën reale, veçanërisht çfarë ndikimi ka tek të rinjtë. Njëkohësisht do të theksojmë rolin tonë në adresimin e këtij fenomeni dhe mundësinë e parandalimit të tij.
Rreth trajnuesit: Mr. Dragana Gjoreska është mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë angleze në SHMEJQSH “Vasill Antevski-Dren” Shkup, magjistër i shkencave filologjike në fushën e shkencës për gjuhë-linguistikë. Gjoreska përdryshe është edhe alumni Fulbright i Universitetit Kent State, Ohio, SHBA ne grupin për edukim mediatik.
Ajo është trajnuese për edukimit mediatik në kuadër të projektit të USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjët mendojnë” që e implementon IREX-i dhe partnerët lokalë MIM, IKS dhe MOF në bashkëpunim me BZHA dhe MASH.