Тema: “Forcimi i shkollave dhe komunave: detyrimet ligjore dhe strategjitë për mbrojtjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve”
Trajnuese: Vesna Trajkovska
Data e realizimit të vebinarit: 13.12.2023 (e mërkurë), ora 13:00-14:30.
Përshkrim i vebinarit:
Vebinari është i dedikuar për drejtorët e shkollave fillore dhe përfaqësuesit e komunave, veçanërisht për përfaqësuesit e Sektorit për arsim fillorë. Përmbajtjet programore të këtij vebinari do t’u mundësojnë drejtorave të shkollave fillore dhe përfaqësuesve të komunave kuptim gjithpërfshirës të obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve.
Ne do të rishikojmë dispozitat ligjore të cilat e rregullojnë pjesëmarrjen dhe organizimin e nxënësve, duke rishikuar korrnizën ligjore dhe përgjegjësitë e shkollave fillore. Pjesmarrësit do të njihen më në detaje me kuadrin ligjorë dhe me korrnizën ligjore dhe përgjegjësitë e shkollave në drejtim të mbrojtjes së nxënësve, me theks të veçantë në rekomandimet dhe detyrimet të përcaktuara në Udhëzimin për procedurën e denoncimit dhe mbrojtjes së një nxënësi viktimë të çdo forme dhune, abuzimi dhe neglizhimi.
Ligjëruesi do t’i njohë pjesëmarrësit me shembuj pozitivë nga praktika e mbrojtjes së nxënësve dhe modele efektive të pjesëmarrjes dhe participim të nxënësve në arsimin fillorë.
Rreth trajnueses:
Vesna Trajkovska është psikologe e liçencuar dhe psikoterapiste e çertifikuar. Punon si psikologe në SHF “Dimitar Vllahov” në Shtip. Gjatë 3 viteve të fundit ajo ka punuar në fushën e mbështetjes psikosociale për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje. Kompetencat e saj në fushën e pjesëmarrjes së nxënësve dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve si anëtarë aktiv të shkollës i fitoi me zbatimin e projektit “Implementimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijës” së bashku me Koalicionin SEGA dhe Fondacionin e Fëmijëve Pestaloci. Ajo është pjesë e ekipit të O3 Invest si trajnuese në programin “Përballja me dhunën nëmes bashkëmoshatarëve dhe dhunën kibernetike”, e akredituar nga BRO.